Telegrafi

Motta nuk luan në finale

Mesfushori i Interit mori dy kartonë të verdhë në takimin kthyes ndaj Barcelonës, kur ngriti lartë bërrylin dhe e goditi në fytyrë Sergio Busquetsin.

UEFA nuk deshi t’i dëgjojë ankesat e Interit dhe komisioni disiplinor i organit më të lartë të futbollit evropian, e ka dënuar Mottan me dy ndeshje moslojë. Si pasojë, ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho për finalen e madhe, ashtu si për ndeshjen e parë të sezonit tjetër të kësaj gare.

Një futbollist tjetër që do të mungojë nga pala kundërshtare është Franck Ribery, që është dënuar me tri ndeshje moslojë. /Telegrafi/