Telegrafi

Motta nuk largohet nga Interi

Motta është një nga yjet e shumta të trekampionit që lidhen me një kalim te Los Blancos, pas kalimit të Mourinhos në Bernabeu, me Maiconin që pritet të bëhet edhe zyrtarisht futbollist i Real Madridit.

“Thiago Motta do të qëndrojë te Interi. Unë dëgjova për një ofertë nga Real Madridi, por më duhet t’u siguroj që kjo nuk i korrespondon realitetit. Pas gjithë asaj që ndodhi këtë vit, nuk do të ishte e drejtë që ai të largohej nga Interi, plus ai ka marrëdhënie të shkëlqyera me klubin”, tha Cannovi për Calcionews. /Telegrafi/