Telegrafi

Motta favorit kundrejt Allegrit për të pasuar Tuchelin te PSG

Thiago Motta thuhet se është favorit kundrejt Massimiliano Allegrit për të zëvendësuar Thomas Tuchel te Paris Saint-Germain.

Tuchel e çoi ekipin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve në gusht, por ekipi ka shfaqur formë të dobët deri më tani këtë sezon dhe gjermani u përplas hapur me drejtorin Leonardo për strategjinë e transferimeve.

Është përfolur se një largim mund të jetë i pashmangshëm dhe deri më tani, ish-trajneri i Juventusit, Allegri ishte konsideruar alternativa më e mundshme, me Mauricio Pochettino gjithashtu në listë.

Sidoqoftë, mediumi i njohur francez RMC Sport zbulon se tani ish-lojtari i tyre Thiago Motta është kandidati kryesor për të marr rolin e trajnerit.

Do të ishte një ndryshim rrënjësor i drejtimit të klubit, pasi ish-mesfushori 38-vjeçar i Interit, Genoas dhe PSG-së, Motta doli në pension vetëm në vitin 2018 dhe kishte një sezon si trajner i ekipit të të rinjve në francezëve.

Ai pastaj kishte një përvojë të shkurtër dhe të trazuar në stolin e Genoas, që zgjati nga tetori në dhjetor të vitit 2019.

Gjatë kësaj kohe si trajner, italiani Motta grumbulloi dy fitore, tre barazime dhe pesë humbje. /Telegrafi/