Telegrafi

Motrat Susuri, që u dhanë jetë këngëve (Video)

Kur ajo këndoi “Vetëm 17 i kam”, një fytyrë e re në estradë dhe shumë karizmatike, e pati të garantuar se me këtë këngë do të depërtonte dhe të pëlqehej. 

Më pas u shndërruar në moderatore lajmesh, por Aurora Susuri prej asokohe e deri sot nuk e ka humbur emocionin dhe famën që ia ka dhënë kjo këngë, në karrigen e përparme të veturës ku zhvillohet videoklipi i këngës.

Dhe pos Aurorës, në mbiemrin Susuri vjen edhe Malda, motra e saj. Malda hitin absolut të sajin e solli dikur në Festivalin Top Fest në Shqipëri.

Kënga “Dashuri e hidhur” erdhi fuqishëm dhe Malda menjëherë ra në syrin e publikut shqiptar, duke marrë çmim por edhe duke i dhënë jetë këngës së saj për shumë kohë. Çka pasoi, ishin këngët tjera të saj.

Sot, edhe Malda është përfshirë në jetën televizive dhe është larguar nga muzika, përderisa kohë pas kohe realizon versionet remix të këngëve të saj.