Site icon Telegrafi

Motrat nga Tirana që mashtronin vajzat e reja dhe i bënin prostituta (Video)

Dy motra – 23 dhe 25 vjeçe – u arrestuan ditë më parë nën akuzën e drejtimit të një rrejti prostitucioni Tiranë-Gjermani. Motrat Qama i afronin vajzat fillimisht si shoqe dhe, më pas, duke përfituar nga gjendja e tyre e vështirë ekonomike, u premtonin punë si modele apo këngëtare në Gjermani, por realisht i nxirrnin në rrugë si prostituta. Dyshohet se fillimisht vajzat detyroheshin të ushtronin prostitucion në Shqipëri dhe më pas niseshin drejt vendeve të BE-së, kryesisht drejt Gjermanisë.

Rrjeti i shfrytëzimit të prostitucionit u zbulua nga policia pas një hetimi disamujor.

Motrat Qama bashkëpunonin me tre të rinjtë, Ardit Shmilli, Zamir Hodo dhe Ledian Gjoni, të cilët ranë në prangat e Policisë.

Shtetasit e mësipërm u kapën në flagrancë gjatë operacionit të zhvilluar nga Sektori Kundër Trafiqeve në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në momentin kur po tentonin të kalonin pikën e kalimit kufitar Morinë, pasi ishin ndjekur dhe mbajtur nën vëzhgim që nga Tirana.

Exit mobile version