Site icon Telegrafi

Motrat ndajnë të njëjtin tru dhe shikojnë me sytë e njëra tjetrës

Binjaket katërvjeçare nga Kanadaja janë të ngjitura në talamus, pjesë e trurit e cila përcjellë funksionet motorike deri tek korja e trurit. Në këtë mënyrë motrat munden t’ia “dëgjojnë” njëra tjetrës mendimet dhe të shikojnë me sytë e njëra tjetrës.

Këtë aftësi të pazakontë e ka zbuluar nëna Felicia Simms. “Derisa luajnë njëra kapë sendet të cilat gjenden në anën e motrës tjetër. E dinë saktë se ku gjendet lodra, edhe pse nga pozita ku është nuk mund ta shohë. Po ashtu duket se ndjejnë emocionet e njëra-tjetrës”, tha nëna për gazetën “Daily Mail”.

Të dy motrat janë nën kontroll të vazhdueshëm të mjekut. Ndarja e Kristes dhe Tatianas është e pamundur, pasi ato kanë vetëm një tru dhe çdo përpjekje për t’i ndarë do të ishte e kobshme. /Telegrafi/
 

Exit mobile version