Site icon Telegrafi

Motrat Mustafa sjellin këngën e re “Shoqja si moter”

Foto: Motrat Mustafa/YouTube

Këngëtaret e njohura të muzikës popullore, Motrat Mustafa, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Shoqja si motër” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe u dedikohet lidhjeve të forta që motrat kanë mes vete.

Teksti dhe muzika janë punuar nga kompozitori i njohur, Ilir Berani, ndërsa orkestrimi është bërë nga Studio Xheni në Shkup.

Foto: Motrat Mustafa/YouTube

Klipi i këngës është xhiruar në Kosovë dhe sjell një atmosferë të bukur mes motrave, të cilat gjatë gjithë jetës e kanë ndarë karrierën e tyre së bashku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuale i është besuar produksionit të njohur vendor, EMF Creative.

Motrat Mustafa përndryshe vazhdojnë të jenë një emër i kërkuar në zhanrin e muzikës popullore dhe folklorike. /Telegrafi/

Exit mobile version