Telegrafi

Motrat medicinale filmohen duke vallëzuar dhe qeshur, para pacientëve që luftonin për jetë në dhomën intensive (Foto/Video)

Disa motra medicinale kanë filmuar veten duke vallëzuar, qeshur dhe bërë shaka në prezencën të pacientëve të sëmurë rëndë, në dhomën intensive të një spitali në Turqi.

Videoja e publikuar në internet shfaq momentin kur këto motra vallëzojnë vallen tradicionale, derisa pacientët që ishin të shtrirë prapa shpinës së tyre po luftonin për jetë, transmeton Telegrafi.

Ato shihen duke qeshur dhe kënduar por nuk mungonte as vallëzimi para kamerës. Në një moment njëra nga motrat heq dorë për disa sekonda nga vallëzimi, për t’i kushtuar vëmendje pacientit të shtrirë.

Pamjet janë filmuar në një spital privat në qytetit e Antalya në pjesën jugperëndimore të Turqisë. Ndërkaq pronari i spitalit Hyseyin Sari ka bërë të ditur se të gjithë të përfshirët në këtë video janë pushuar. /Telegrafi/