Site icon Telegrafi

Motrat më të vjetra në botë

Motrat Watterlade janë regjistruar edhe zyrtarisht në librin e rekordeve Guinness si binjaket më të vjetra në botë. Motrat në vitet e rinisë janë marrë me gjimnastikë, ndërsa më pas kanë ndjekur edhe një kurs të vallëzimit.

Të dyja janë martuar dy herë, kanë lindur katër fëmijë, ndërsa sot kanë shtatë nipa dhe mbesa si dhe 13 stërnipa e stërmbesa. Janë përpjekur ta jetojnë çdo ditë të jetës së tyre. Raymond ka punuar në Komisionin për Energji Nukleare, derisa Lucienne tërë jetën e saj ka qenë amvise.

Sot motrat jetojnë së bashku në shtëpinë e familjes. Nuk janë pishman për asgjë që kanë bërë në jetë dhe vërtetë kanë pasur një jetë të lumtur. Por si të gjithë njerëzit ato kujtojnë ditët e vështira, ndërsa si më të këqijat që kanë mbetur në kujtesën e tyre është kur babai i tyre u nis për në Luftën e Parë Botërore, ndërsa nëna mbeti me lot në sy.

“Jetojmë sot, është e pakuptimtë të mendojmë për të kaluarën ose të ardhmen. Ne ende jemi 20 vjeçare, të paktën kështu mendojmë në kokat tona”, thotë Lucienne duke qeshur, e cila është dhjetë minuta më e re se motra e saj.

“Edhe një këshillë. Buzëqeshja është çelës për jetë të gjatë e të shëndoshë. Nëse nuk qesh, atëherë të ka marrë pusi”, thotë Lucienne, përcjell gazeta Daily Telegraph. /Telegrafi/

Exit mobile version