Dy emra të njohur të skenës muzikore, Ana dhe Arta Kabashi po sjellin një këngë të re.
“Papa” mban titullin projekti i dyshes, xhirimet e të cilit tashmë kanë filluar.
Kjo u bë e ditur nga storiet e dy motrave në Instagram, ku të dy këngëtaret shfaqen shumë në formë.
“Ruse kundër Latines jo por Shqiptare”, ka shkruar Ana krahas imazhit kur shfaqet me motrën e saj.
Bukuroshet tona shquhen për format e tyre trupore, madje komentohen më shumë se për muzikën që bëjnë.
Ndër të tjera, projekti i fundit i publikuar nga Ana i titulluar “Ana Kabashi” u prit mjaft mirë nga publiku. /Telegrafi/