Telegrafi

Motrat Istrefi urojnë nënën e tyre për ditëlindje, këto janë fjalët emocionuese që shkruajnë për të (Foto)

Këngëtaret e njohura të skenës Nora dhe Era Istrefi sot kanë festuar një ditë të veçantë për një prej familjarëve të tyre.

Nëna e tyre, ish-këngëtarja Suzana Tahirsylaj – Istrefi ka festuar sot (e martë) ditëlindjen.

Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime nga rrethi i saj i ngushtë, por dy urimet më të veçanta i ka marrë nga vajzat e saj.

Nora ka publikuar një fotografi në Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar:

“Urime ditëlindjen mbretëresha ime. Çdo nënë është speciale, por më besoni asnjë nuk mund të krahasohet me ty. Ju jeni personi më i rëndësishëm në jetën time”.

Gjersa më vonë ka qenë Era, e cila poashtu ka shkruar fjalë të veçanta për mamanë e saj:

“Urime ditëlindjen më e shtrenjta ime, të dua deri në infinit”. kanë qenë fjalët e Erës. /Telegrafi/