Këngëtaret e njohura të skenës Nora dhe Era Istrefi sot kanë festuar një ditë të veçantë për një prej familjarëve të tyre.
Nëna e tyre, ish-këngëtarja Suzana Tahirsylaj – Istrefi ka festuar sot (e martë) ditëlindjen.
Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime nga rrethi i saj i ngushtë, por dy urimet më të veçanta i ka marrë nga vajzat e saj.
Nora ka publikuar një fotografi në Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar:
“Urime ditëlindjen mbretëresha ime. Çdo nënë është speciale, por më besoni asnjë nuk mund të krahasohet me ty. Ju jeni personi më i rëndësishëm në jetën time”.
Gjersa më vonë ka qenë Era, e cila poashtu ka shkruar fjalë të veçanta për mamanë e saj:
“Urime ditëlindjen më e shtrenjta ime, të dua deri në infinit”. kanë qenë fjalët e Erës. /Telegrafi/