Janë bërë katër vite që kur ka ndërruar jetë nëna e motrave të njohura Adelina, Ema dhe Zanfina Ismaili, Mona.
Ditën e sotme (e martë), Zanfina ka kujtuar të ëmën në përvjetorin e 61-të të ditëlindjes.
Ajo i ka bërë një dedikim prekës, teksa ka qenë përkrahja më e madhe e motrave Ismaili.
“Urime ditëlindja mami. Krejt n’jetë ke qenë për neve, e krejt jetën na e ke kushtu. Kur të shoh në ëndërr kam dëshirë me zgjatë edhe një sekond më shumë. Nuk ka moment që nuk më mungon e s’të kujtoj”, kanë qenë fjalët e saj.
Përveç Zanfinës, një shkrim për të ëmën e ka bërë edhe motra e tyre Ema duke uruar të ëmën me fjalët, “Urime ditëlindja mam, ishe nënë, baba e vëlla. Ishe përkrahja më e madhe e jona por edhe kritikja më e madhe kur duhej. Ishe një prind ideal që kurrë se ndali luftën për fëmijët e vet. Sot po të uroj dhe po të përkujtoj, edhe pse prej ditës që shkove çdo ditë je në mendjet tona. Faleminderit për të gjitha mam”.
Ndryshe, Mona vdiq në moshën 57 vjeçare në prill të vitit 2016. /Telegrafi/