Telegrafi

Motrat Dreshaj rrëmbejnë vëmendjen me paraqitjen e tyre atraktive në një lojë NBA (Foto)

Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj ka rrëmbyer gjithmonë vëmendjen e publikut me paraqitjet e saj.

E njëjta është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Jo më pak vëmendje në të shumtën e rasteve ka rrëmbyer edhe motra e saj, Jehona Dreshaj, e cila gjithashtu është bërë një emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Shpat Kasapi e pranon: Jam në lidhje, këngën e fundit ia kam dedikuar të dashurës së re (Video)

Së fundmi, dy motrat kanë ndjekur së bashku nga afër një nga ndeshjet e NBA.

Ato kanë bërë tifo për skuadrën e Detroit Pistonst, ndërsa janë shfaqur mjaft atraktive në mbështetje të çunave.

Jehona është ajo e cila kishte vënë në pah gjoksin e saj atraktiv veshur me një bluzë të zezë mjaft të hapur, ndërsa edhe Afërdita rrëmbeu vëmendjen me dukjen e saj prej biondeje.

Motrat janë zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe prej vitesh jetojnë së bashku atje. /Telegrafi/