Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj ka rrëmbyer gjithmonë vëmendjen e publikut me paraqitjet e saj.
E njëjta është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Jo më pak vëmendje në të shumtën e rasteve ka rrëmbyer edhe motra e saj, Jehona Dreshaj, e cila gjithashtu është bërë një emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Së fundmi, dy motrat kanë ndjekur së bashku nga afër një nga ndeshjet e NBA.
Ato kanë bërë tifo për skuadrën e Detroit Pistonst, ndërsa janë shfaqur mjaft atraktive në mbështetje të çunave.
Jehona është ajo e cila kishte vënë në pah gjoksin e saj atraktiv veshur me një bluzë të zezë mjaft të hapur, ndërsa edhe Afërdita rrëmbeu vëmendjen me dukjen e saj prej biondeje.
Motrat janë zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe prej vitesh jetojnë së bashku atje. /Telegrafi/