Telegrafi

Motrat binjake identike që u martuan me vëllezër binjakë identikë, njoftojnë shtatzënitë e tyre në të njëjtën kohë

Binjaket identike, Brittany dhe Briana Salyers, të cilat u martuan me binjakët identikë, Josh dhe Jeremy Salyers, njoftuan se janë në pritje të ëmbël.

Çiftet, ndanë lajmet në një postim në Instagram me temë nga seriali i popullarizuar “Baywatch”.

“Gjejeni çfarë!!?? Të dy çiftet janë shtatzënë”, shkruan ata së bashku me një fotografi, ku shfaqeshin Josh dhe Jeremy të veshur si roje plazhi, ndërsa Brittany dhe Briana treguan barkun e rrumbullakosur në kostume banje që lexonin ‘Baby Watch’.

“Jemi të emocionuar dhe mirënjohës për të provuar shtatzënitë dhe për të ndarë këtë lajm me të gjithë ju”, vazhdon shkrimi.

Lajmi për fëmijë vjen pothuajse saktësisht dy vjet pasi çiftet lidhën kurorë në një ceremoni të përbashkët në Festivalin e Ditëve të Binjakëve 2018 në Twinsburg, Ohio – ku ishin takuar një vit më parë. /Telegrafi/