Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili muajin e kaluar është bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Vali u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Uliks.
Me ardhjen në jetë të Uliksit u gëzuan e gjithë familja, e në veçanti Zanfina dhe Ema të cilat për herë të parë po shijonin ndjenjën e të bërit teze.
Duket se dashuria e madhe për nipin, ka bërë që ato së bashku të blejnë një mal dhuratash për të.
Ka qenë pikërisht Adelina ajo e cila sot (e martë), ndonëse rrallë është aktive në rrjetet sociale, ka publikuar një fotografi të një sërë dhuratash të veçanta, të cilat ia kishin bërë motrat me rastin e lindjes, asaj dhe Uliksit.
“Kush ka teze, botën ka. E kush ka motra, ka YSL Faleminderit Ema dhe Zani për dhuratat fantastike, ju duam”(sic.), shkruan Diva në Instagram.
Përndryshe, ajo dhe Vali ende e kanë ruajtur privatësinë e më të voglit të tyre, duke mos dashur ta shfaqin identitetin e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/