Barbana Dini e ka ndjerë si detyrim moral që t’i njoftojë fansat se çka do të ndodhë me projektet e Ergin Dinit.
Ky i fundit ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë komunikacioni së bashku me një mik të tij.
Ajo ka treguar se projektet muzikore e mbetura në gjysmë do të realizohen nga vet Barbana, transmeton Telegrafi.
Ajo ka theksuar se teksti i këngës ‘Mama’, i cili këndua prej Irkenc Hykas, ka qenë i fundit sa i përket periudhës kohore ndërsa në muajt në vazhdim do të ketë edhe të tjerë.
“E ndjej si detyrim moral t’ju njoftoj të gjithëve ju që keni pasur aq shume dashuri për Ergin se teksti i këngës Mama është i fundit për nga periudha që u krijua (2 jave para) pasi ai krijonte vazhdimisht. Ai e bëri me shume dashuri për mikun e tij Irkencin. Pasurinë e tij që la pas e kam unë dhe do të realizohen prej meje. Është e kuptueshme që do duhet pak kohe për realizimin e tyre sepse ai donte perfeksionin dhe ashtu do jetë dhe realizimi i tyre…”, ka shkruar Barbana në llogarinë personale në Facebook. /Telegrafi/