Telegrafi

Motra medicionale filmohet nga kamerat e fshehta duke rrahur shuplaka pacientin e paralizuar (Foto/Video, +16)

Një video e publikuar së fundmi ka shokuar tej mase opinionin amerikan, për faktin se në të shfaqet një motër medicionale duke e goditur shuplaka një pacient të paralizuar, të cilin e trajtonte sikur të ishte ndonjë egërsirë.

Dorothea Harvilik ishte punësuar që të kujdeset për burrin me nevoja të veçanta të cilin e kishte angazhuar nëna e të paralizuarit, e cila kishte instaluar edhe kamera të fshehta brenda dhomës së të birit, pasi dyshonte se ai po keqtrajtohej, transmeton Telegrafi.

64-vjeçarja tani po akuzohet për sulm fizik, pasi filmimet e kanë dëshmuar se ajo po e godiste me shuplaka pacientin 26-vjeç, nga i cili e fitonte edhe kafshatën e gojës.

Pacienti i paralizuar ka nevojë për mbikëqyrje, dhe vazhdimisht ka nevojë që t’i ndërrohen pajisjet në mënyrë që të mbetet gjallë.

Harvilik nga Neë Jersey i Shteteve të Bashkuara nëse shpallet fajtore, rrezikon të dënohet me 18 muaj burgim. /Telegrafi/