Pas sulmit që ndodhi në Munih të Gjermanisë, në të cilin raportohet se kanë vdekur nëntë persona (dhe një sulmues) e shumë të tjerë janë lënduar, është zhdukur edhe vajza shqiptare 14-vjeçare, Armela Segashi.
Vëllai i saj Arbnori, përmes një postimi në Facebook, k a kërkuar ndihmë për ta gjetur atë.
Në njoftimin e tij ai thotë se motra ka qenë në qendrën tregtare ku është kryer sulmi dhe se është 150 centimetra e gjatë.
“Nëse keni ndonjë informacion apo ndihmë, ju lutem të na ndihmoni”, thuhet në postimin e tij të shkruar në gjuhën gjermane, e ku ka postuar një foto bashkë me të motrën.
Nga faqja e tij në Facebook, kuptohet se kjo familje ka origjinën nga Podujeva. /Telegrafi/