Telegrafi

Motra e vogël po i lë nën hije të tjerat (Foto)

Kylie Jenner i ka lënë nën hije motrat e saj të famshme gjatë një daljeje të fundit, me ç’rast kishte veshur një fustan të shkurtë lëkure.

Bukuroshja 19-vjeçare kishte dalë për darkë me të dashurin, Tyga, në Los Angeles, ndërsa ishte veshur sikur të shkonte në një set fotografik.

Dalëngadalë po merr primatin e klanit Kardashian/Jenner.

Ylli televiziv dukej tërheqëse me dukjen e saj që padyshim se tërhoqi vëmendjen e paparacive.

Me flokët bionde, një fustan që ngacmonte imagjinatën dhe me taka në këmbë, Kylie është pëlqyer shumë nga fansat e saj. /Telegrafi/