Telegrafi

Motra e sulmuesit Sala vjen me postim prekës: Shpirti yt do të shndrit përgjithmonë në shpirtin tim, të dua Tito

Motra e sulmuesit të vdekur Emiliano Sala, Romina, ka reaguar në rrjetet sociale pas konfirmimit të vdekjes së vëllait të saj.

Sala dhe piloti David Ibbotson ishin të zhdukur që nga rrëzimi i aeroplanit në Kanalin Anglez të hënën e 21 janarit.

Avioni i Piper Malibu u gjet në shtratin e detit të Kanalit Anglez të dielën në mëngjes, ndërsa kishin identifikuar edhe një trup.

Lexo po ashtu Trupi i gjetur nën rrënojat e aeroplanit është i sulmuesit Emiliano Sala

Të mërkurën pas mesnate u nxor trupi nga deti, ndërsa mjeku ligjor e ka identifikuar se trupi i gjetur nën rrënojat e aeroplanit dhe ai është i sulmuesit të Cardiff Cityt.

Foto: Getty/Goal

Konfirmimi i vdekjes së sulmuesit argjentinas e ka prekur gjithë botën e futbollit, të cilët e kanë nderuar me shkrimë për të.

Lexo po ashtu "Gjithmonë në mendimet tona" - Bota e futbollit nderon Emiliano Salan pasi trupi i tij gjendet i vdekur në rrënojat e aeroplanit

Edhe motra e lojtarit, Romina Sala, ka shfrytëzuar profilin e saj privat në Instagram për t’ia kushtuar një postim prekës vëllait të saj.

“Shpirti yt do të shndrit përgjithmonë në shpirtin tim, duke më ndriçuar derisa të ekzistojë. Të dua, Tito”, ka shkruar Romina në profilin e tij në Instagram.

Ndryshe, Sala si profesionist ka zhvilluar 236 ndeshje duke shënuar edhe 95, ku shumica e tyre erdhën me fanellën e Nantes. /Telegrafi/