Site icon Telegrafi

Motra e shoferit të veturës që shtypi turmën në Berlin, lëndoi 13 nxënës dhe mbyti një arsimtare: Ai ka probleme serioze

Burri me dyshtetësi (atë armene dhe gjermane) që të mërkurën shtypi turmën e nxënësve në Berlin, ka “ka probleme serioze” ka thënë motra e tij që mbeti e shokuar derisa policia po e merrnin në pyetje.

Gor H, 28-vjeç, kishte shtypur me veturë nxënësit e klasës së 10-të pranë një kishe, ku si pasojë humbi jetën arsimtarja 51-vjeçe, e një tjetër u lëndua rëndë, transmeton Telegrafi.

Në këtë incident janë lënduar edhe 13 nxënës të moshës 16-17-vjeç, përfshirë edhe ata gjashtë që tani janë në gjendje kritike.

Lexo po ashtu Identifikohet personi që shkaktoi viktima duke i shtypur ata me veturë në Berlin

Kryetarja e Berlinit, Franciska Gifej, ka thënë se policia akoma po merr në pyetje 29-vjeçarin, me qëllim që të mund të përcaktojnë shkakun e këtij incidenti.

Të mërkurën policia gjerman bastisi apartamentin e tij që gjendet vetëm një milje larg vendit ku shtypi me veturë nxënësit dhe arsimtarët – nga ku është bërë e ditur nuk është gjetur kurrfarë materiale ekstremiste apo ndonjë lëndë shpërthyese. /Telegrafi/

Exit mobile version