Motra e ish-sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, mirëpriti yllin në Manchester United, duke i bërë dhjetëra postime për të.
Pasi motra e 36-vjeçarit, Elma Aveiro nxiti spekulimet për një rikthim të mundshëm në Old Trafford me një fotografi të saj dhe ish-mbrojtësit të United Rio Ferdinand të enjten, motra tjetër Katia bëri një postim tjetër.
Ronaldo njoftoi shokët e tij të skuadrës se po largohej dje në mëngjes dhe dukej i vendosur për një lëvizje në Manchester City. Por, më pas ai ndërroi mendje dhe vendosi të rikthehej aty ku bëri emër.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë largohet nga Juventusi pas tre sezoneve në Torino dhe motra e tij e mirëpriti atë përsëri në Manchester United.
“Mirësevini në shtëpi dashuria ime, mirë se erdhët në vendin që meritoni”, shkroi Katia Aveiro në Instagram. “Çfarë lumturie, çfarë krenarie. Faleminderit që je ky njeri i madh”.
Ronaldo largohet nga Juventusi pasi kontribuoi me 101 gola në 134 ndeshje konkurruese, duke marrë dy Scudetto, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa italiane. /Telegrafi/