Site icon Telegrafi

Motra e nderit trashëgoi shtëpinë publike

Në atë kohë ajo ishte në Skoci dhe pas lindjes, vajzën Houston ia dha një jetimoreje katolike. Pasi që ish punëtorja e cirkut Linda vdiq kohë më parë në Austri, duhej gjetur pasardhësi për ta trashëguar pasurinë e saj.

Nicolas Forster dhe kolegu i tij nga Vjena, të cilët hulumtojnë lidhjet familjare, gjetën gruan e cila është pasardhëse e Lindas. Ajo është 55 vjeçarja motra e nderit Houston, e cila jeton në Glasgow.

Foster menjëherë e lajmëroi se i kishte vdekur nëna dhe kishte trashëguar një shtëpi të madhe në të cilën gjendet edhe një bordel. Motra e nderit nuk dëshiroi të dëgjoj për këtë, ndërsa shtëpinë menjëherë e shiti dhe paratë e fituara i dha për bamirësi. /Telegrafi/

Exit mobile version