Një video interesante e postuar në internet është duke bërë xhiron e botës, për faktin se në të shfaqet një motër nderi dhe një polic duke zhongluar me top nëpër rrugët e Irlandës.
Ajo çfarë është e pazakontë në këtë video është motra e nderit e veshur në rroba të bardh, e cila shfaq aftësitë e saj me top karshi një polici në uniformë i cili befasohet me të, transmeton Telegrafi.
Videoja e dyshes është bërë virale, dhe deri më tani është shikuar mbi 60 mijë herë.
Polici O’Conell dhe motra e nderit ishin pjesëmarrës të një festivali, kur vendosën ta sfidojnë njëri-tjetrin në zhonglim me top. /Telegrafi/