Site icon Telegrafi

Motra e Naya Rivera me dedikim për aktoren: Do të dua gjithmonë dhe më mungon çdo sekond të jetës

Nickayla Rivera dhe Naya Rivera (Foto: Gettyimages/Guliver)

Pas vdekjes së aktores së ndjerë, Naya Rivera, shumë postime i janë dedikuar asaj, ndërsa kujtonin momentet e kaluara me të.

Njëra prej tyre është edhe motra e saj, Nickayla Rivera, e cila përmes rrjetit social Instagram, ka bërë një dedikim të veçantë për të, shkruan Daily Mail.

“Motër, nuk kam fjalë të përshkruaj se sa shumë të dashuroj. Afër ose larg, marrëdhënia jonë është e përjetshme. E pathyeshme. Ne ishim komplet të njëjta”.

“Nuk e kam menduar asnjëherë jetën pa ty, ende nuk mund ta imagjinoj. Bota ime është fundosur”, kishte shkruar ajo.

Lexo po ashtu Fansat e Naya Rivera do të bëjnë homazhe në vendin ku ajo ndërroi jetë

Të gjitha këto fjalë të përzemërta, ajo i kishte shkruar në përshkrimin e fotografive të vjetra që dyshja i kishin realizuar.

Ndërkaq, trupi i aktores ishte gjetur në liqenin Piru të Kalifornisë gjatë këtij muaji, disa ditë pasi u shpall e humbur. /Telegrafi/

Exit mobile version