Telegrafi

Motra e Michael Jacksonit, La Toya: Nëna ime e dinte se babai ynë abuzonte seksualisht me ne

Motra e Michael Jackson, La Toya, ka akuzuar babanë për abuzim seksual të fëmijëve.

Ajo foli për këtë edhe në vitin 1990 gjersa së fundi tha se nuk do ta mbronte vëllanë që po akuzohet për pedofili.

Nuk është sekret se Joe Jackson shpesh ka jetuar me fëmijët e tij dhe La Toja në vitet e nëntëdhjeta deklaroi se është abuzuar seksualisht së bashku me të dhe motrën e saj më të madhe, Rebin.

Ajo pretendonte se nëna e tyre, Catherine, gjatë gjithë kohës ishte e vetëdijshme dhe nuk ka bërë diçka për ta ndalur.

“Kur babai juaj lë shtratin që e ndan me nënën dhe shkon në shtrat me vajzën e tij dhe ju dëgjoni nënën tuaj duke thënë ‘Jo, jo, jo sonte, është e lodhur, le të pushojë’ s’ka më keq”, tha La Toja.

Ajo foli për të gjithë këtë në shfaqjen live “Live with Regis dhe Kathie Lee”, dhe regjistrimi u publikua tani në publik. /Telegrafi/