Site icon Telegrafi

Motra e Mariah Careyt: Po vdes, të lutem më ndihmo!

Alison Carey, motra e të famshmes Mariah Carey, është në prag të vdekjes dhe ka publikuar një video përmes të cilës e lut këngëtaren që t’ia shpëtojë jetën.

Motra e divës së muzikës pop vuan nga AIDS-i dhe ka qenë narkomane në të kaluarën. Para disa muajsh ishte në gjendje shumë të keqe shëndetësore, por mjekët ia dolën ta mbajnë në jetë.

Tash ajo ka nevojë të domosdoshme për mbështetje financiare, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar shumë.

Alison pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në tru dhe në shtyllën kurrizore, derisa faturat për kujdesin mjekësor po rriten gjithnjë e më shumë.

“Mariah, të dua dhe tmerrësisht më nevojitet ndihma jote. Të lutem mos më le kështu”, ka thënë mes tjerash motra e këngëtares.

Vëllai i madh i Mariah, Morgan Carey, i cili në të kaluarën e ka quajtur këngëtaren shtrigë të pashpirt, shpreson që ajo t’i ndihmojë motrës së sëmurë dhe t’i lë pas vetes mosmarrëveshjet familjare.

Pasuria e Mariah Careyt vlerësohet rreth 510 milionë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version