Unë dënoj fuqishëm artikujt që përmendin se kam marrë disa para për vetëpunësim. Unë vetëm kamë konkurruar për emërimin e Komisionit për letra me vlerë, ndërsa jo për të hapur një sallon flokësh. Unë nuk e di personin në fjalë, por unë nuk jam ajo për të cilën flasin mediat, tha Lila Delixhakova nga Gjevgjelia, motra e prokurorës special publik, Katica Janeva, për të cilën sot në disa media është përmendur se vitin e kaluar ishte e para në listë për të marrë fonde nga Agjencia për Punësimi për vetëfinancim dhe hapjen e sallonit të flokëve në Gjevgjeli, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Portalet pasdite pohuan se Liljana Delixhakova, motra e prokurores publike, Katica Janeva, vitin e kaluar nga Agjencia e Punësimit mori para nga programi për vetëpunësim për hapjen e sallonit të flokëve. Ata deklarojnë se Delixhakova ishte e para në listën e kandidatëve të përzgjedhur për vetëpunësim të kandidatëve të përzgjedhur nga Gjevgjeli. /Telegrafi/