Telegrafi

Motra e ish-presidentit Donald Trump është gjetur e vdekur në një apartament në New York

Motra e ish-presidentit Donald Trump është gjetur e vdekur në një apartament në New York.

Siç raportojnë mediat, 86 vjeçarja Maryanne Trump Barry është gjetur e vdekur brenda apartamentit të saj rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës, pasi ekipet e emergjencës i janë përgjigjur një thirrjeje për arrest kardiak.

Shkaku i vdekjes ende nuk dihet por është nën hetime.

Maryanne Trump Barry ishte një avokate amerikane dhe gjykatëse federale e Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i ish-presidentit Trump nuk pranoi të komentojë rreth kësaj ngjarje. /Telegrafi/