Fatmire Musliu, motra e deputetes së PDK-së Ganimete Musliu, ka njoftuar se ajo e ka kaluar me sukses operimin.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka falënderuar mjekët në Kosovë dhe në Gjermani, ndërsa ka thënë se për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes, deputetja Musliu ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje.
“Falë Zotit, juve dhe mjekëve si në Kosovë po ashtu edhe në Gjermani Ganimete Musliu e kaloi operacionin me sukses, por për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje”.
“Shpresojmë shumë në mirëkuptimin tuaj dhe nga zemra ju urojmë shëndet e gjithë të mirat. Mirupafshim së shpejti në Kosovë”, ka shkruar motra e deputetes.
Deputetja Ganimete Musliu pak ditë më parë tregoi se është nisur për në Gjermani për një trajtim mjekësor, për shkak të disa problemeve me zemër. /Telegrafi/