Lëndimi i cili detyroi Cristiano Ronaldon që të tërhiqet nga finalja e ‘Euro 2016’ është krahasuar emocionalisht me kryqëzimin e Jezus Krishtit nga motra e yllit portugez.
Pas shpalljes kampion të Evropës, motra e Cristiano Ronaldo ka krahasuar lëndimin e vëllait me kryqëzimin e Jezus Krishtit, shkruan ‘Goal’.
Ylli i Portugalisë u dëmtuar dhe u detyrua të mos luajë finalen e ‘Euro 2016’ ndërsa motra e tij Katia Aveiro nënvizon se ai dëmtim mori mëkatet e njerëzimit ashtu siç bëri Krishti.
“Kam lot për vëllain tim të plagosur fizikisht dhe në zemër. Të gjithë kemi pasur dhimbjen e tmerrshme, por zoti është i madh ashtu si shpëtimtari ynë Jezu Krishti i cili vuajti në kryq për të bërë botën më të mirë ashtu vuajti edhe Ronaldo, por në fund u shpërblye ajo dhimbje. Ronaldo mori mëkatet e njerëzimit ashtu siç bëri Krishti. Zoti është i drejtë duke na përmbushur ëndrrën që të jemi kampionë Evrope”, rrëfen motra e Ronaldos.