Site icon Telegrafi

Motra e Cristiano Ronaldos mbyllë dyqanin e fundit të rrobave “CR7” në Madeira

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro ka njoftuar se dyqani i saj i rrobave CR7 në Madeira po mbyllet.

Nëna e një fëmije pranoi se ishte një vendim i vështirë për t’u marrë pas drejtimit të dyqanit, të quajtur sipas yllit të Manchester United, në kryeqytetin e ishullit Funchal për 15 vjet.

Elma, një nga tre vëllezërit e motrat e Cristianos, la të kuptohej se vendimi ishte i lidhur me orarin e saj të ngjeshur.

Foto: Elma Aveiro/Instagram

Por, ky nuk është dyqani i parë që Ronaldo dhe familja e tij kanë mbyllur vitet e fundit, shkruan The Sun.

Vitin e kaluar ata mbyllën dyqani e rrobave CR7 në Vilamoura në Algarve mbylli dyert e tij në vitin 2020 pasi shitjet ranë nën parashikimet e tyre.

Duke bërë që dyqanin CR7 në Madeira të ishte i vetmi dyqan i mbijetuar deri më tani.

Ronaldo, 36 vjeç, kishte një dyqan tjetër në lagjen Parkun e Kombeve të Lisbonës, i cili gjithashtu u mbyll disa vite më parë.

Foto: Elma Aveiro/Instagram

Raportet në atë kohë në Portugali thanë se dyqani tërhoqi një mori fansash, por shumë nga ta u larguan pa blerë asgjë.

Motra e Cristianos njoftoi se po mbyllte dyqanin në rrjetet sociale, së bashku me një video që shkrepi nga dyqani i zbrazur CR7 në Funchal.

“Projekte të mëdha në zhvillim, shumë kohë, energji dhe dashuri familjare e investuar” shkroi ajo në postim.

“Meqenëse nuk ka kohë të mjaftueshme për gjithçka dhe jeta përbëhet nga faza, vendosa të mbyll një kapitull të jetës sime pas 15 vitesh. Nuk ishte një vendim i lehtë sepse këtu filloi zona ime së bashku me shumë kujtime dhe momente që do të shënohen përgjithmonë në një faqe që do ta mbaj në zemrën time. Pikë referimi për shumë njerëz, një pikë që mijëra njerëz donin të kalonin kur erdhën për të vizituar ishullin tonë të bukur të Madeira. Me gjithë forcën time ju dërgoj një falenderim të madh”, thuhet tutje në postimin e motrës së yllit të futbollit.

Cristiano pozoi me Elmën dhe të afërmit e tjerë, përfshirë motrën tjetër, Katia Aveiro me bazë në Brazil, dy vjet më parë për të treguar muskujt e tij në të brendshme të personalizuara të shitura në dyqan.

Dyqani u zhvendos në dhjetor 2018 nga një adresë e mëparshme në një qendër tregtare të quajtur Marina Shopping, më afër Muzeut CR7 – i drejtuar nga vëllai i madh i Cristianos, Hugo, së bashku me hotelin me katër yje Pestana CR7 Funchal.

Foto: Instagram

Përveç hapjes së hoteleve me Pestana Group dhe zgjerimit të perandorisë së tij të pronave me blerje në Spanjë dhe Portugali vitet e fundit, Cristiano është zhvendosur në biznesin e transplantit të flokëve dhe palestrës.

Kjo do të thotë se pasuria e tij neto e kombinuar vlerësohet të jetë 373 milionë funte.

Dhe megjithëse dyqani i Madeira po mbyllet, shitjet online të veshjeve dhe aksesorëve të markës CR7 pritet të vazhdojnë normalisht. /Telegrafi/

Exit mobile version