Telegrafi

Motra e Cristiano Ronaldos mbron sulmuesin e Juventusit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Motra e Cristiano Ronaldo, Elma Ronaldo, ka mbrojtur edhe një herë vëllanë e saj në Instagram pasi Juventusi u eliminua nga në Ligën e Kampionëve në raundin e 1/8-tës.

Cristiano Ronaldo dhe Juventusu u eliminuan mbrëmë nga Lyoni falë golit të shënuar në udhëtim nga francezët, pasi rezultati i përgjithshëm ishte 2-2.

Ylli portugez shënoi të dy golat për Juventusin, por nuk i mjaftoi skuadrës italiane për të kapërcyer golin e epërsisë së Lyonit dhe u eliminuan në fund.

Lexo po ashtu CR7 u nis drejt zhveshtores, Dybala i pikëlluar – reagimet pas përfundimit të ndeshjes Juve-Lyon

Sulmuesi 35-vjeçar tani ka humbur një tjetër gjysmëfinale radhazi të Ligës së Kampionëve. Ai është i vetmi lojtar që ka shënuar për Juventusin në dy sezonet e kaluara në fazat e nokautit të Ligës së Kampionëve dhe ky eliminim dhemb për të.

Megjithatë, Elma Ronaldo, motra e Cristianos shkoi në Instagram për të mbrojtur vëllain e saj, pasi bëri gjithçka mundi për ta mbajtur Juventusin në garë.

Lexo po ashtu Plotësimi i dy kërkesave ose Ronaldo largohet nga Juventusi

“Ju e bëtë më mirë se kushdo. Jam krenar që ju shoh të luani, dhe të shoh përkushtimin tuaj, por fatkeqësisht vetëm ju nuk mund të bëni gjithçka, për më tepër është e pamundur!!!!!”.

“Ju e dini që futbolli është i tillë, por edhe ju duhet të mendoni se keni bërë më të mirën tuaj, dhe ju jeni akoma më i miri”, ka shkruar Elma në profilin e saj zyrtar.

Ndryshe, Juventusi ka shkarkuar nga posti trajnerin Maurizio Sarri, si njërin nga fajtorët për këtë eliminim të turpshëm. /Telegrafi/