Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro, ka komentuar një postim që tallte golin mahnitës të Lionel Messit për Paris-Saint Germain të shtunën në mbrëmje.
Magjistari argjentinas shënoi një gol të jashtëzakonshëm akrobatik në fitoren 5-0 të PSG-së ndaj Clermont.
Messi kontrolloi një top të pasuar nga Leandro Parades në minutën e 86-të.
Me kthimin me shpin nga porta, argjentinasi më pas realizoi një goditje mahnitëse me gërshërë, e cila përfundoi në portë.
Ishte një gol i shkëlqyer nga Messi dhe madje edhe tifozët e Clermont brenda stadiumit treguan vlerësimin e tyre duke brohoritur “Messi, Messi”.
Por, motra e Ronaldos, Aveiro, duket se nuk ishte aq e impresionuar.
https://twitter.com/GoalsPsg/status/1556018701593444352
Një faqe e tifozëve të Ronaldos në Instagram, “cr7.o_legendary” tallte përpjekjen e Messit dhe e krahasoi atë me goditjen legjendare të Ronaldos me biçikletë kundër Juventusit në vitin 2018.
Duke postuar imazhe të dy golave, llogaria e tifozëve shkruan: “Njëra është pistoletë dhe tjetra është një biçikletë. Njëra është në kampionatin francez kundër Clermont dhe tjetra është në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit”.
“Në njërën, lojtari vendos duart në fushë, këmbën tjetër gjithashtu dhe mezi do të ishte e mundur të vendosej një dyshek midis trupit të tij dhe fushës, ndërsa tjetri e ka trupin plotësisht shkëputur ndaj fushës”.
Aveiro qartazi ishte dakord me gjithçka që u tha pasi ajo ‘pëlqeu’ postimin përpara se të komentonte një numër emoji që duartrokisnin.
Është e drejtë të thuhet se ajo nuk mendon se ajo e Messit ishte aq e mirë sa realizimi i vëllait të saj katër vjet më parë. /Telegrafi/
Should we even be surprised anymore? This family is so obsessed pic.twitter.com/XVErjEg5GV
— R (@Lionel30i) August 6, 2022