Bëhuni gati! Të gjithë ju që keni folur në rrjetet sociale për Anjeza Shabanin apo motrën e saj, Dajana Shabani, do të përballeni në gjykatë. Këtë kërcënim e bën pikërisht, motra, pasi Anjeza gjendet pas hekurave.
Tejet e revoltuar për statuset e panumërta që ka parë në rrjetet sociale, Dajana Shabani, ish-spikere tek “Ora News” thotë se, do të hakmerret.
“Nuk do të kursej asnjë! Asnjë! Kur të dalë e verteta dua t’ju kem “face to face” (ballë për ballë)”,- shkruan Dajana në Facebook.
Më poshtë kemi një replikë online që ajo bën me një gazetare.
Gazetarja Marsela Sinani i shkruan: “Përshëndetje, sapo më dërguan screen shoot që në një status që ke bërë më ke kërkuar?! Unë këtu jam ku e ke problemin???”
Dajana Shabani Deda (motra e Anjezës) përgjigjet: “Kush je ti moj që më bën mua gjyqin publik? Cila je ti për të përmendur emrin tim dhe të bësh gjyqtaren pa e ditur si është e verteta. Shoh që paske qene ndjekëse e rregullt e faqes time, përderisa mban mend një postim të 2015, ndërsa unë tani e mësoj se ekziston. A e di ti që do mbash përgjegjësi për ato që ke thënë?
Nëse nuk e di po ta them unë: Morracaket si ti unë i shtyp me këmbë dhe kam shumë qejf të hasemi ndonjëherë bashkë. Për çdo njeri që e ka cënuar imazhin tim, që më ka bërë gjyq publik u them të gjejnë një avokat të mirë. Bëhu gati dhe TI!”.
Nuk ka të madh e të vogël në Shqipëri që nuk e ka parë video-skandalin ku është përfshirë Anjeza Shabani, administratorja e kopështit privat “Diren” tashmë të mbyllur.
Ajo është filmuar duke rrahur barbarisht një fëmijë vetëm 3 vjeç në kopështin e saj privat ku prindërit paguanin për ta rritur e edukuar. Jo vetëm kaq, është shfaqur edhe video e fëmijës së traumatizuar prej Anjezës.
Është shfaqur punëtorja e saj (edukatore në kopësht) që thonë se janë rrahur disa fëmijë, jo vetëm një.
Anjeza Shabani ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa prokuroria po punon për plotësimin e dosjes dhe dërgimin e saj në bankën e të akuzuarve.