Almeda Abazi e kemi parë në sfilatat e modës dhe pasarelat botërore.
Por, duket se rrugën e bukuroshes shqiptare po e ndjek edhe motra e më e vogël e models, Ilda.
Kjo e fundit tashmë ka pasur edhe paraqitjen e parë në pistën e modës.
Në fakt, Ilda ka qenë një prej shumë modeleve që ka sfiluar në “Java e modës në Stamboll”.
“Duke hedhur hapat e para në sfilitën time të parë”, ka shkruar Ilda në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Ilda është në lidhje me basketbollistin prishtinas të Besiktasit, Kenan Spahiu. /Telegrafi/