Telegrafi

Motra e Aida Docit, Venesa po debuton në muzikë me këngë turke

Aida Doci ditë më parë kishte treguar se shumë shpejt në estradën muzikore do të debutojë edhe otra e saj, Vanesa.

Kjo e fundit tashmë ka nisur edhe punët për këngën e parë, të cilën ka treguar se mezi po pret ta publikojë.

Por, për dallim prej së motrës, ajo këngën e parë do ta sjell në gjuhën turke dhe është për tregun e Turqisë.

“Shumë shpejt në Turqi, nën ombrellën e Dark’n Dark Music, do ta sjell singlen video projektin tim. Mezi po pres”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në llogarinë personale në Instagram.

Ajo ka publikuar edhe disa imazhe në rrjetet sociale teksa shihet në xhirimet e videos së parë muzikore në karrierë.

Ndryshe, Aida është duke punuar në këngë të reja gjersa do të mbajë disa koncerte gjatë verës. /Telegrafi/