Një natë më herët në Shkup ka pasur një aksident ku mbeti i vdekur djaloshi 22 vjeçar me iniciale S.A i cili u godit nga polici i drejtorisë së gjashtë të MPB-së dhe ish-sigurimi i ish-kryeministrit Gruevski, Dejan Mitrovski-Urko, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Motra e 22 vjeçarit S.A ka rrëfyer për 24vesti atë çka ndodhi pas aksidentit ”Kemi kontaktuar me shoferin Urko, erdhi që nga momenti kur vëllai u shtrua në spital dhe ka qëndruar me ne çdo moment. Sipas dëshmitarëve, Urko ka qenë i parkuar tek bilbordi aty afër dhe duke kthyer në gjysmërreth ai e ka goditur vëllain tim. Organet e rendit do të shqyrtojnë këtë aksident, duke analizuar pasqyrën e gjakut dhe urinës, fotografitë dhe dokumentet tjera. Nga kjo do të varet edhe procedura e gjykimit.” thotë motra e 22 vjeçarit S.A i cili u aksidentua për vdekje nga Dejan Mitrovski-Urko./Telegrafi/