Site icon Telegrafi

Motra me dy vëllezërit rrahin në mënyrën më brutale të mundshme një burrë, kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës (Video)

Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike të rrugëve kryesore të qytetit, kanë filmuar një rrahje masive që ka ndodhur para dyerve të një kafiterie.

Martin Woodhead, 32-vjeç, Dean Woodhead (31) dhe Samantha Woodhead (29), që të tre nga Carlisle, filluan të rrahin brutalisht dy burra dhe një grua dhe atë në prezencë të fëmijëve.

Pas konsumimit të tepërt të alkoolit, këta tre familjarë që kishin shkruar për të festuar ditëlindjen e 30-të të mikut të tyre, filluan të godasin pamëshirshëm një burrë i cili as që i provokoi.

Ndërkaq sipas policisë së Cumbrias, rrahja ndodhi kur Samantha Woodhead sulmoi një burrë që ishte brenda kafiterisë. Dhe sapo vendosën ta vazhdojnë rrahjen jashtë, në lojë u kyçën edhe vëllezërit e saj që vazhdimisht godisnin burrin.

Në një moment shfaqet edhe një grua e cila mundohet ta qetësoi situatën, por edhe ajo e pëson keq kur e tërheq zvarrë për flokë Samantha.

Si pasojë e këtij sulmi viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe thyerje të eshtrave.

Por pas intervenimit të policisë treshja u arrestuan dhe pasi u dërguan në burg pranuan se ishin fajtorë. Ata janë dënuar me 20 vite burgim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3SInyDd0fiY

Exit mobile version