Migos ka publikuar projektin e ri në bashkëpunim me Nicki Minaj dhe Cardi B.
“Motorsport” titullohet projekti i ri në stilin e Fast n’Furious që i sjellë artistët e Quavos, Takeoff dhe Offset duke garuar me njëri-tjetrin.
Nicki Minaj ka një skenë seksi solo në një Lamborghini të bardhë, ku duket mjaft joshëse.
“Deshëm ta sjellim këtë gëj në sport. Ta ndërrojmë lojën. Ne kemi dashur të sjellim një ndjenjë futuristike”, shprehet Quavo.
“Motorsport” është kënga kryesore e albumit “Culture II” që lansohet nga Migos në janar.
Nicki Minaj kështu rikthehet fuqishëm në këtë bashkëpunim me top grupin.
Ndërsa, në skenë shfaqet mjaft joshëse edhe Cardi B. /Telegrafi/