Telegrafi

Motorola zbret çmimin e tabletit Xoom

Pas HP TouchPad, edhe Motorola ka vendosur që ta zbres çmimin e tabletit të saj, Motorola Xoom në Mbretërinë e Bashkuar, i cili tani edhe në versionet 16 dhe 32GB kushton më lirë.

Është shumë e dukshme që Motorola synon të rris shitjet e tabletit të saj me çmimet e reja, pasi që modeli i Xoom me 16GB tani kushton 329 funta, ndërsa ai me 32GB është liruar për 180 funta, sepse tani i njëjti kushton 400 funta britanike.

Duke e parë që HP kishte rritje të konsiderueshme të shitjeve, pas lirimit të çmimit për tabletin HP ToucPad, mund të pritet që edhe Xoom të ketë një reagim të tillë në treg, me çmimet e reja të promovuara nga sot. / Telegrafi /