Telegrafi

Motorola të prodhojë modelin e ri të Google Glass

Dhe tani, duket se Motorola do të fillojë edhe me prodhimin e syzeve të mençura, Google Glass të cilat janë bërë një hit i madh në mesin e fansave të pajisjeve inovative të teknologjisë. 

Burimet e fundit të informacionit thonë se Motorola tani është duke konsideruar prodhimin e edicionit të ri të Google Glass, madje duke thënë se këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet drejtori i kompanisë Motorola, Dennis Woodside.

Woodside ka thënë se Motorola tashmë është duke punuar me Google në projekte të tjera harduerike, dhe se mund të ndodhë që Glass Google një ditë të prodhohet nga vet Motorola. / Telegrafi /