Telegrafi

Motorola të prezantojë tabletin Kore?

Thashethemet e para lidhur me Motorola Kore thonë se kjo pajisje mobile do të mbështetet nga procesori me katër bërthama, ose siç njihet me termat teknologjik – quad core.

Kompania Motorola tashmë ka blerë të gjitha domenët e internetit që lidhen me emrin Kore, duke përfshirë edhe ata si MotorolaKore.com, KoreMotorola.com,  Moto-Kore.com, MotoKore.com apo edhe Motorola-Kore.com.

Për më shumë, mediat që përcjellin të gjitha produktet e Motorola’s madje thonë se kanë edhe detajet e tabletit të ri të kësaj kompanie, duke thënë se modeli i ri Kore do të jetë i pajisuar me procesor me katër bërthama, sistemin operativ Android për tablet, përkatësisht versionin Android Ice Cream Sandëich, si dhe mundësinë për lidhje me rrjet 4G.

Një lajm i tillë edhe mund të besohet, duke marrë parasysh që drejtori ekzekutiv i kompanisë, Sanjay Jha kishte thënë se Motorola këtë vit do të lansojë edhe dy telefona të mençur me rrjet 4G, si dhe dy tablet me po këtë rrjet, të cilët nuk do të quhen Xoom. / Telegrafi /