Telegrafi

Motorola synon krijimin e telefonave me pjesë

Project Ara udhëhiqet nga grupi i brendshëm i kompanisë – Motorola Advanced Technology and Project Group, dhe anëtarët e këtij grupi kanë arritur të zhvillojnë një platformë të hapur të harduerit e cila do të përdoret për krijimin e telefonave modular.

Misioni i Motorola-së për projektin është që të krijojë një harduer të telefonit i cili do të jetë i ngjashëm me atë se çfarë ka bërë Android nga aspekti i softuerit, dhe sipas njoftimeve të para thuhet se kompania po synon të krijojë një “ekosistem të zhvilluesve të jashtëm”.

Në njoftimin e kompanisë thuhet: “Ne kemi qenë duke punuar në Project Ara për më shumë se një vit, dhe së fundmi ne jemi takuar me Dave Hakkens, krijuesin e Phonebloks, me të cilin ne ndajmë një vision të përbashkët, i cili është – krijimi i një platforme të harduerit e cila është modulare, e hapur, e personalizuar dhe e bërë për gjithë botën”./Telegrafi/