Telegrafi

Motorola shpreson të rrjep Apple për 2 miliard dollarë

Assesi nuk bëhet fjalë për një padi të pavlerë për Apple. Motorola në padi kërkon madje 2.25% nga shitja e të gjithë iPhonëve deri tani, duke përfshirë edhe iPhone 4, që është rreth 2 miliard dollarë amerikan. Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me ndonjë patentë të caktuar ose me pakon e Motorolas në lidhje me standardet.

Apple nuk do të ia paguaj Motorolas (të gjitha) paratë, por do të luftoj kundër padisë, ndërsa tani janë duke u munduar të kuptojnë se sa para u kërkoi Motorola Nokias, HTC-së, LG-së dhe Sony-Ericssonit. /Telegrafi/