Telegrafi

Motorola shet 6.5 milionë telefona për tre muaj

Moto X dhe Moto G janë pritur shumë mirë në tregun ndërkombëtar, ndërsa Moto G është shpallur si “telefoni më i suksesshëm dhe më i shitur”. Njoftimin për këtë arritje e kishte bërë pikërisht Osterloh para disa muajsh.

Dhe sipas shifrave të dhëna duket se Motorola është në një drejtim të duhur në tregun global të telefonave të mençur mobil. Kompania së fundmi është bërë pjesë e Lenovo’së, pasi është blerë nga Google për një shifër prej 3 miliardë dollarësh.

Së fundmi është thënë se Motorola është duke u përgatitur ta lansojë edhe një model tjetër të ri dhe të famshëm, Moto E, i cili do të jetë i tillë për shkak të specifikave të mira dhe kostos së ulët për përdoruesit. Madje është thënë se Moto E do të jetë edhe më i lirë sesa Moto E.

Disa nga karakteristikat e Moto E përfshijnë procesorin me 1.2GHz dual-core CPU, 1GB RAM, dhe 4GB memorie të brendshme.
Për më shumë, është thënë se Moto E do të jetë i hollë vetëm 6.2mm, ndërsa ekrani i telefonit do të vijë në madhësi prej 4.3 inç.