Site icon Telegrafi

Motorola Razr, telefoni i palosshëm që i bën konkurrencë Galaxy X është në pregatitje

Samsung Galaxy X mund të jetë telefoni i parë i palosshëm që do të mbërrijë në treg, por mund të mos jetë më i miri nëse koncepti i fundit i telefonit Motorola Razr është diçka për t’u bazuar.

Motorola tashmë është zbuluar të jetë duke punuar në një telefon të palosshëm që duhet të rindërtojë dizajnin e Razr, atë që e bëri kompaninë legjendare. Tani një patentë është shfaqur në USPTO dhe tregon atë që Motorola duket të jetë duke zhvilluar.

Gjëja emocionuese në lidhje me këtë patentë është se ekrani përshkruhet si një ekran gjigant që del në tërësi. Kjo do të thotë një telefon i vogël dhe i lëvizshëm në formë guace në xhep, i cili transformohet në një pajisje të madhe, më të madhe se shumica e telefonave aktual, teorikisht të paktën.

Sipas konceptit të videos më lart, mund të shpresojmë për një ekran QHD AMOLED prej 7 inç me raport 18: 9 dhe mbështetjen HDR10. Ka të ngjarë që të jetë ekrani i njëjtë që është duke u bërë nga Samsung për Galaxy X, ose Galaxy F, siç mund të quhet.

Ndërsa Samsung e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë kompania e parë për të lëshuar një telefon të palosshëm, presim që Motorola, Huawei dhe ndoshta edhe Apple dhe LG të ndjekin hapat e njejtë së shpejti. Samsung duhet të lansojë Galaxy X në fund të shkurtit 2019.

Exit mobile version