Telegrafi

Motorola RAZR sot 111.11 dollarë

Për të shënuar faktin se sot është dita e njëmbëdhjetë, e muajit të njëmbëdhjetë, të vitit të njëmbëdhjetë, çmimin e uli në 111.11 dollarë.

Ju rikujtojmë se bëhet fjalë për modelin e paralajmëruar si telefoni më i hollë LTE, me ekran prej 4.3 inç, kamerën prej 8 megapiksel dhe me mundësi të incizimit të videos Full HD, 1 GB RAM dhe procesorin në 1.2 GHz.

Përndryshe, kjo datë binare nga disa shënohet edhe si viti i ri i Nerd-ëve, e më shumë për këtë mund të lexoni në nerdnewyear.com.